Bajqinovci: “Asnjë kauzë e opozitës nuk ka zgjatë më shumë se tri ditë, e ardhmja është e qartë, s’ka kthim mbrapa!”

0 minutes, 59 seconds Read

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendsoje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se asnjë kauzë e opozitës nuk ka zgjatur më shumë se tri ditë.Bajqinovci thotë se opozita nuk mbahet mend për ndonjë kontributë që ka sjellë përmirësime për qytetarët por ajo çka kanë ofruar janë shpifjet, dezinformatat dhe tentativat për të shpërndarë frikë dhe pasiguri

Ndër të tjera ai thotë se e ardhmja është e qartë dhe nuk ka kthim mbrapa.Postimi i plotë:

Asnjë kauzë e opozitës nuk ka zgjatur më shumë se tri ditë. Ata nuk mbahen mend për ndonjë kontribut apo nismë që ka sjellë përmirësime për qytetarët. Përkundrazi, gjithçka që kanë ofruar janë shpifje, dezinformata dhe tentativa për të shpërndarë frikë dhe pasiguri.Në një kohë kur qeveria po sjell rezultate konkrete dhe zhvillime pozitive për qytetarët, opozita zgjedh të mbetet në një rrugë pa ide dhe pa përmbajtje.

E ardhmja është e qartë: s’ka kthim mbrapa! Vazhdimësia e punës dhe progresit është e vetmja alternativë për një Kosovë më të mirë.

Publikime te ngjashme