author

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha se Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga ngjarja e Banjskës. Ai në Balkan Talks në Euronews Albania tha se grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën, pasi Serbia ka një rrjet inteligjence shumë të fortë nga Rusia. “Nuk është çështje leksionesh, është çështje vullneti politik. Mos harroni […]

Kurti publikon pamje brenda Klinikës së Onkologjisë: Sot është krejt tjetër – së shpejti do t’i shtohen edhe 50 shtretër

Kurti ka bërë me dije se tashmë është pajisur Akseleratorin e gjeneratës së fundit, që thotë se edhe ka eliminuar kohën e pritjes së pacientëve dhe se tash të gjithë pacientët mund të marrin trajtim brenda vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “Klinika ka sistemin e teknologjisë së fundit laserik C-RAD, i vetmi i teknologjisë së […]

Kosova duhet të njihet! Gocharenko: Predhat serbe në Ukrainë po shtyjnë vendimin

“Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”. Këtë e konfirmon për A2 CNN deputeti ukrainas, Oleksi Gonçarenko, duke shtuar se predhat serbe që po merr vendi i tij në mënyrë të tërthortë, po e shtyjnë këtë vendim. Në një interviste me gazetaren Rosalba Bejdo, ligjvënësi, një mik i shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti, shpreh shqetësimin […]

Opozitari serb: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Ish-kandidati për president të Serbisë dhe ish-gjenerali ushtarak, tani kryetar i partisë Serbia Qendra (SRCE), Zdravko Ponosh, ka komentuar një takim tjetër të pasuksesshëm të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ponosh, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se asnjë takim në nivelin e kryenegociatorëve Petkoviq – […]

Ushtria amerikane njofton dërgimin e dhjetëra aeroplanëve luftarakë në bazat japoneze

Ushtria amerikane do të dërgojë dhjetëra aeroplanë luftarakë në Japoni si pjesë e një përmirësimi prej 10 miliardë dollarësh të forcave të saj në vend, ka njoftuar Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së. Në një njoftim për shtyp, Pentagoni tha se përpjekja do të kryhet “gjatë viteve të ardhshme” për “të forcuar aleancën SHBA-Japoni dhe për […]

Edhe dy muaj paraburgim për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin dy të dyshuarve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit. Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e […]