Biznese dhe shërbime në gjithë botën janë gradualisht duke iu kthyer normalitetit, pas një problemi kibernetik, që ka prekur sistemet kompjuterike për disa orë të enjten dhe të premten. Biznese, banka, spitale dhe kompani ajrore janë prekur më së shumti, pasi një përditësim i sistemit, i nisur prej kompanisë së sigurisë kibernetike Crowdstrike, ka shkuar […]
Opinionistja, Kimete Berisha, e ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili dje e ka komentuar vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi. Duke e komentuar intervistën e Bislimit për KTV-në, ajo ka thënë se i dyti i Qeverisë Kurti merrej me konspiracione. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka vazhduar me pretendimet e tij se vrasja e policit serb ishte akt terrorizmi. Veç kësaj, ai raportohet t’i ketë kritikuar EULEX-in dhe policinë gjermane se nuk u kanë kthyer përgjigje rreth rastit. Sipas “Kosovo-Online”, ai ka përmendur presionin që i bëhet Serbisë në lidhje me sulmin terrorist […]
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë televizive ka folur për vrasjen e Faton Harjizit nga autoritetet serbe. Vuçiq ka thënë se policia e Serbisë ka kryer punën e saj. Ai tutje ka thënë se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe sipas tij “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”. […]
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pranoi nominimin presidencial republikan të enjten në Konventën Kombëtare Republikane (RNC), duke bërë më shumë se 20 pretendime të rreme. Ai ka bërë shumë nga këto pretendime të rreme edhe më parë, disa prej tyre për vite me radhë. Ato përfshinin tema duke përfshirë ekonominë, emigracionin, krimin, politikën e jashtme dhe […]
Vrasja e Faton Hajrizit ka arritur të jetë kryetema e ditës së sotme. Hajrizi siç është bërë e ditur është vrarë nga serbët duke publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes. E në lidhje me këtë temë përmes një postimi në Facebook kritikues është shprehur avokati Tomë Gashi. Ai thotë nuk duhet të i japet […]
Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, ka folur pas vrasjes së të arratisurit nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizit, nga autoritetet serbe. Gecaj tha se e gjithë kjo tragjedi fillet i ka qysh më herët me trajtimin e Faton Hajrizit nëpër burgjet e Kosovës, në të cilat sipas tij, në qoftë se i referohet videove që […]
Gazeta beogradase “Blic” ka publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Loznicë të Serbisë. Sipas një versioni të tyre ,Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë. Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre. ‘Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka […]
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se i kushtojnë zero rëndësi propagandës që po mundohet ta bëjë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me rastin e Faton Hajrizit, i cili dyshohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të enjten. Në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së të premten, […]
Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e ministrisë, ka njoftuar për vrasjen e Faton Hajrizit. Në këtë komunikatë, Faton Hajrizi përmendet me emër e mbiemër si person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri derisa gjendej në arrati. […]
