Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon. Humolli në një prononcim përGazetaBlic, thotë se me këtë qasje që ka BE-ja, nuk është e interesuar që ta qetësoj Ballkanin, ku shton se ia ka frikën Rusisë dhe zgjerimit të saj në perëndim. […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i ndalur pensionet për luftëtarët shqiptarë. Sipas Haradinajt, historia do ta njohë Albin Kurtin si “njeriun që e ka rekrutuar armiku”. Kreu i AAK-së insiston se Kurti është i rekrutuar nga Serbia, teksa përmend, […]
Më shumë se 76,000 njerëz u evakuuan në rajonin Kursk të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, për shkak të depërtimit të forcave ukrainase në territorin rus, njoftoi sot një zyrtar rus. – Më shumë se 76,000 njerëz u evakuuan përkohësisht në një vend të sigurt – tha Artyom Sharov, përfaqësues i Ministrisë ruse të […]
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë.Në pamje shihen shumë qytetarë që tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00. Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë shihen shumë flamuj kombëtarë, kurse disa të rinj po mbanin […]
Pavarësisht samiteve dhe deklaratave, Aleanca Euroatlantike (NATO) nuk është e përgatitur për luftën që po i afrohet Evropës. Tre janë kërcënimet që i kanosen kontinentit evropian: vetizolimi i Amerikës, dëshira për luftë e Rusisë dhe mungesa e përgatitjes së NATO-s. Rezultati i paparashikueshëm i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, që do mbahen në nëntor, ka shtuar […]
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka bërë një deklaratë të bujshme, duke pretenduar se forcat speciale britanike po luftojnë aktivisht përkrah ushtrisë ukrainase në konfliktin e vazhdueshëm. Sipas FSB-së, këto forca elite britanike kanë luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake ukrainase, duke përfshirë edhe invazionin në territorin rus, konkretisht në rajonin […]
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka reaguar lidhur me nënkalimin në Ferizaj, të cilin e ka quajtur “bira e re”. Ai madje pretendon se kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka kurdisur tenderin për këtë nënkalim, që kap vlerën prej 390 mijë euro. “Ja që për birën e re në Ferizaj paskan shkru portalet e […]
Mediat ukrainase kanë raportuar se forcat e Kievit kanë hyrë në rajonin Belgorod të Rusisë. Bëhet e ditur se më parë trupat hynë në kufirin në rajonin e Kurskut, ku ende po zhvillohen luftime, shkruan skynews. Mediat, duke përfshirë Suspilne të Ukrainës, po raportojnë tani për një video të pesë trupave ukrainase me uniformë që qëndrojnë […]
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se pret hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Kosovë, më 14 ose 15 gusht, si dhe instalimin e liderëve të rinj serbë në këtë vend, nga forcat e huaja, pa ofruar ndonjë dëshmi. Ai i ka bërë këto deklarata në kohën kur autoritetet e Kosovës […]
Dje në mesditë në Gjilan një zyrtar policor ka raportuar në polici se derisa ishte në lëvizje kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke hyrë në një rrugë një kahëshe, e të cilit më pas i është tërhequr vërejtja, shkruan Reporteri.net. Por, i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të zyrtarit policor […]
