Një automjet në fshatin Sudodoll, në veri të Mitrovicës, nuk i është bindur urdhrit të policisë së Kosovës për të ndaluar, duke sulmuar dhe goditur një zyrtar policor. I lënduar ka mbetur efektivi i policisë ndërkohë që kolegët në kushtet e krijuara janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për të vënë situatën nën kontroll. […]
Seria do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim, tha të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake. Lideri serb i bëri këto komente vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për […]
Zamir Kalemi është 35 vjecari i cili i shpëtoi atentatit me armë, mbrëmjen e kësaj të shtunë në Tiranë. Ngjarja e rëndë, nga ku 35 vjecari mori plagë në këmbë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, riktheu në vëmendjen sagën e vrasjeve të bujshme në vend, Papa-Sadikaj. Zamir Kalemi, është vëllai i Andrea Kalemit, i […]
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se trupat e FSK-së sapo e kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando me ushtrinë e Shqipërisë. Maqedonci ka treguar se stërvitja ka zgjatur tre ditë dhe është realizuar me qëllim të forcimit fizik dhe psikologjik të ushtarëve në kushte aspak të lehta. Njoftimi i […]
Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, në kazermën “Kozara” është mbajtur pritje, ku morën pjesë presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik dhe anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, transmeton N1. Pritja u organizua nga zëvendësministri i Mbrojtjes në Këshillin e Ministrave, Aleksandar Goganoviq dhe Zyra e Kujdesit Shpirtëror Ortodoks pranë kësaj ministrie. I pyetur se […]
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha se njoftimi se të gjithë patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisjen me armë të gjata “është jashtëzakonisht provokues dhe i rrezikshëm për rritjen e tensioneve”. Sipas Gashiqit, armët e gjata nuk përdoren në patrullat e rregullta të trafikut, e as gjatë kontrolleve të rregullta të […]
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë në mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në luftimet ndaj grupit të armatosur Houth në Jemen. Ministrja Donika Gërvalla ka publikuar të premten një deklaratë të MPJD-së duke thënë se “Republika e Kosovës mbështet plotësisht veprimet proporcionale ushtarake të partnerëve tanë […]
Tre për qind e popullatës prej 9 milionë banorëve të Zvicrës janë shqiptarë, ka konfirmuar Zyra Federale e Statistikave në Bern. Sipas “Tch”, kjo zyrë ka konfirmuar se 300 mijë banorë të Zvicrës janë shqiptarë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre janë nga Kosova. Christoph Freymond nga kjo zyrë ka thënë se numri i shqiptarëve në […]
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar kërkesën e Kosovës për të shitur 246 raketa antitank “Javelin” forcave të saj të sigurisë. Krahas rrahjes së të miturve në Vukovar dhe gjykimit të një polici serb të Kosovës në Prishtinë për krime lufte, ky ishte lajmi kryesor në televizionet serbe, shkruajnë mediat kroate, transmeton Klankosova.tv. “Ju kujtojmë […]
Pjesëtarët e BIA-s zbuluan dhe shkatërruan një rrjet spiunazhi në territorin e Serbisë dhe me atë rast u arrestua një shtetas serb, thuhet në lajmin e botuar nga media serbe ‘Politika’. D.R. u arrestua me dyshimin se u bë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë SHISH në vitin 2022, me urdhër dhe detyra të […]