Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Seanca nis në ora 09:30. Dje, më 24 shtator 2024 u bë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një polic tjetër u plagos dhe një u lëndua. […]
Skuadra e Pejës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup pasi është mposhtur në Greqi nga Maroussi. Në duelin e parë, të luajtur të martën, Peja është mposhtur me rezultatin 98:75 dhe është në prag të eliminimit në fazën kualifikuese të kësaj gare. Por, ajo çka ra në […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë, e as i Shteteve të Bashkuara”. Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiq tha se shteti i tij respekton Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa tha […]
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e djegies së vilës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një fshat të Podujevës. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një vilë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është […]
Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të vendosin masa shtrënguese kundër Izraelit, duke përfshirë përdorimin e vetë forcës. Presidenti turk reagoi ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Libanit dhe objektivave të Hezbollahut që filluan dje dhe bëri disa krahasime me Luftën e Dytë Botërore. […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb. Këtë akt Vuçiq e ka bërë në shenjë falënderimi për qëndrimin e Rusisë ndaj rezolutës së OKB’së për Srebrenicën. Rusia ka kundërshtuar rezolutën për gjenocidin e […]
Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të tjerë qeveritar kanë vënë kurora lulesh tek varri i heroit Afrim Bunjaku. Pas homazheve, Kurti para media u shpreh se flijimi i Bunjakut ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Kryeministri u shpreh se në çdo […]
Këngëtarja shqiptare, Enisa ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke performuar në stadiumin e New York-ut para ndeshjes së Inter Miami, i drejtuar nga legjenda e futbollit Lionel Messi. Ky moment i veçantë e vendosi Enisën në qendër të vëmendjes, duke e ndihmuar atë të arrijë një audiencë të re dhe […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit. Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti […]
Do ishte një temë që në një shoqëri normale nuk duhet të kishte debate. Ato perëndimore e kanë zgjidhur me kohë këtë raport mes fesë dhe shtetit, megjithëse bashkëjetesa e tyre ka qenë rrallëherë paqësore. Kisha katolike në Itali ishte në luftë të hapur konkurrence me shtetin italian. Roma u pushtua vetëm pas dhjetë vitesh […]
