author

Izraeli dhe ShBA në ofensivë totale: Danon zbardh objektivat finale dhe paralajmëron fundin e regjimit në Teheran

Në një adresim para gazetarëve në Kombet e Bashkuara, Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në OKB, Danny Danon, konfirmoi se “operacioni i përbashkët ShBA–Izrael kundër regjimit iranian po vijon”, duke potencuar se të dyja fuqitë po veprojnë “me forcë, koordinim dhe vendosmëri të plotë”. Ai u shpreh falënderues ndaj presidentit Trump dhe kryeministrit Netanyahu për […]

Mes krizës për kreun e shtetit, Blero “shfaq” ambiciet: Jam i hapur për postin e Presidentit

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë së fundmi në rrjetet sociale. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ironizuar me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke thënë se është i hapur për këtë pozitë. “Jam i hapur për pozitën e Presidentit”, ka shkruar Blero.

Trump thyen heshtjen për luftën me Iranin: Kush e detyroi kë – Uashingtoni apo Tel Avivi?

Donald Trump u përpoq të zbusë reagimet e ashpra anti-izraelite brenda Kongresit dhe mes mbështetësve të tij besnikë të lëvizjes MAGA, duke hedhur poshtë pretendimet se u detyrua të sulmonte Iranin vetëm sepse Izraeli kishte vendosur ta bënte një gjë të tillë. Mes kritikave në rritje si nga kundërshtarët, ashtu edhe nga aleatët, Trump i […]

Identitetet e para nga fronti: Kush janë gjashtë ushtarët amerikanë që humbën jetën në Kuvajt?

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka publikuar zyrtarisht emrat e trupave të parë që ranë në frontin e hapur mes Uashingtonit dhe Teheranit. Gjashtë pjesëtarë humbën jetën pasi një “mjet fluturues pa pilot” shmangu mbrojtjen ajrore dhe goditi qendrën komanduese në Portin Shuaiba të Kuvajtit, gjatë të dielës. Fillimisht, Komanda Qendrore e ShBA-së raportoi për […]

Mesazhi i prerë i Merzit nga Uashingtoni: Presion maksimal mbi Putinin dhe front i përbashkët kundër Teheranit

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, konfirmoi se i ka kërkuar kreut të Shtëpisë së Bardhë rritjen e trysnisë ndaj Vladimir Putinit lidhur me luftën në Ukrainë. “Rusia po tenton të blejë kohë dhe me këtë veprim po sfidon vullnetin e presidentit amerikan; andaj në bisedimet e sotme kam […]

Krisje e thellë në GUXO, Donika Gërvalla del kundër mandatit të dytë për Vjosa Osmanin

Partia GUXO ka zhvilluar një mbledhje gjatë orëve të mbrëmshme, ku sipas informacioneve që posedon Sinjali, temë bosht e diskutimit ka qenë pozicionimi karshi një mandati të dytë presidencial për Vjosa Osmanin. Burime brenda takimit bëjnë me dije se ministrja Donika Gërvalla, aktualisht figuron si një ndër zërat më kritikë dhe kundërshtuesit kryesorë të rizgjedhjes […]

Lufta e Tretë Botërore ka nisur: ideologu i Putinit paralajmëron se Rusia është shënjestra e radhës pas Iranit

Filozofi politik rus, Aleksandër Dugin, i cilësuar nga shumë analistë perëndimorë si një nga ideologët më të afërt me Kremlinin, ka deklaruar se “Lufta e Tretë Botërore ka filluar”. Ky reagim vjen menjëherë pas sulmeve të koordinuara mes SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Lindjen e Mesme. Deklaratat […]

Vuçiq paralajmëron “ferrin” në Evropë: nuk i nënvlerësoj Kosovën dhe Kroacinë për armatosjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Qendrën Kombëtare të Dispeçerit të Rrjetit Elektrik (EMS), ka analizuar sfidat e rënda energjetike dhe politike që po prekin rajonin dhe botën. Në fjalimin e tij drejtuar mediave, ai u fokusua te investimet madhore në infrastrukturë, rreziqet e konflikteve globale mbi çmimet e energjisë, si […]