Protestat shpërthyen në lagjet e krishtera të kryeqytetit sirian Damask pasi një pemë të Krishtlindjes iu vu zjarri në një qytet tjetër nga njerëz të paidentifikuar mbrëmjen e së hënës, raporton CNN. Një video që tregon disa burra duke ia vënë zjarrin një peme të Krishtlindjeve të ekspozuar publikisht në qytetin me shumicë të krishterë […]
Aktori i famshëm hollivudian Denzel Washington u pagëzua të shtunën në tempullin Kelly në Neë York dhe mori licencën e priftit. Para vetë aktit të pagëzimit, aktori 69-vjeçar tha mes lotësh: “U desh pak, por më në fund jam këtu”. Deklarata e tij është përcjellë në media nga Kryepeshkopi Christopher Bryant dhe është publikuar nga […]
Duke filluar nga 1 janari 2025, WhatsApp nuk do të mbështetet më në telefonat më të vjetër Android. Ky ndryshim do të thotë që nëse jeni duke përdorur ende një pajisje të vjetër si telefonin tuaj kryesor, do t’ju duhet ta zëvendësoni me një model më të ri për të vazhduar përdorimin e WhatsApp. Meta, […]
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në një përgjigje për KOHËN, ka thënë se është thellësisht e shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së për t’i mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe. “Veprimet e KQZ-së duhet […]
Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat në mesin e protestuesve në Tiranë. Ai tha se qeverinë e pret një dimër i vështirë ndëkrohë ka paralelizuar protestën në Tiranë me atë në Beograd ku po protestohet kundër qeverisë së Vuçiç. “Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët […]
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq të Klinës, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet. Siç merr vesh Sinjali, viktimë e këtij aksidenti ishte Erblin Berisha, 25 vjeçar. Ky i fundit nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar policinë se ka goditur deputetin, nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj. “Tani informohem se kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj. Ky është një akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj […]
Vendimi për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke përfshirë prestigjiozen Associated Press. Në artikullin e mediumit thuhet ndër tjera se vendimi “mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për t’i normalizuar ato.” Vendimi, i […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Për këtë ka reaguar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një postim në Facebook, Vuçiq ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar […]
Aktivistja Sofia Todoroviq, ka folur mbi protestat masive që kanë shpërthyer në Serbi pas një incidenti tragjik në Novi Sad, ku rënia e një mburoje betoni në një stacion hekurudhor shkaktoi vdekjen e 15 personave. Sipas Todoroviqit, mbi 100 mijë persona u mblodhën në një nga protestat më të mëdha të dekadës së fundit, duke […]