Rreth orës 05:55 në qytetin e Lezhës, një automjeti të tipit “Volkswagen Golf” në pronësi të agjentit të krimeve G. Gj., 41 vjeç, pjesëtar i DVP Lezhë, i është vënë lënda plasëse.
Si pasojë e këtij shpërthimi janë shënuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, pa pasur fatmirësisht pasoja në njerëz apo të lënduar.
Njësitet policore kanë mbërritur me urgjencë në lokacionin e ngjarjes dhe po kryejnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.
Paralelisht, grupi hetimor nën koordinimin e Prokurorisë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve për ndriçimin e rrethanave dhe sigurimin e provave ligjore.
Organet e rendit konfirmojnë se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, duke mos përjashtuar asnjë pistë të mundshme rreth motiveve të këtij sulmi./lajmishqip.net









