Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka shprehur habinë e tij të thellë lidhur me atë që ai e cilësoi si një shfaqje arrogante nga ana e Albulena Haxhiut brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë diskutimit në emisionin “Pressing” në T7, Haxhiu theksoi se kishte mbetur pa fjalë përballë sjelljes së ministres, e cila mori përsipër t’u ndalonte të tjerëve të drejtën e fjalës duke u mbyllur mikrofonat.
“Ajo që më befasoi më së shumti sonte ishte arroganca e treguar nga Albulena për të ndalur mikrofonin. Nuk gjej shprehje tjetër për të përshkruar një grua që, brenda një ambienti parlamentar, guxon t’u thotë të tjerëve se nuk kanë të drejtë të flasin”, deklaroi ai.
Kjo kritikë e ashpër vjen në një moment tensioni, teksa Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë edhe një seancë tjetër gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme. /lajmishqip.net









