Arrestohet personi që dyshohet se e ka grisur Kuranin në Prizren

0 minutes, 45 seconds Read

Është arrestuar personi që dyshohet se e ka grisur Kuranin në Prizren.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Po është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë ai.

Pas kësaj ndodhie ka reaguar Hoxha Orhan Bislimaj duke thënë se me rastin po merret policia dhe se dyshohet që i dyshuari ka probleme psiqike.

“E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë. Nuk ka dyshim, ky është një akt i shëmtuar dhe neveritës, në mënyrë të skajshme. Bazuar në informacionet e qytetarëve okular, tashmë Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte PROBLEME PSIQIKE. Kur’ani nuk mund të nënçmohet nga askush, veçse njeriu e nënçmon vetveten. Syfyr të këndshëm, Allahu kabull…!”

Publikime te ngjashme