Arratisja e dyshimi për vrasjen e policit serb nga Faton Hajrizi – deklarohet Kurti

0 minutes, 54 seconds Read

Faton Hajrizi, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës – po dyshohet edhe për vrasjen e një polici serb. Për këtë është deklaruar edhe kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti kërkoi nga qytetarët që t’i referohen njoftimeve të autoriteteve.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Kam marrë informacionet edhe nga mediat edhe nga organet tona të rendit e të sigurisë. Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës japin qëndrimet e qarta të shtetit tonë dhe unë ftoj të gjithë qytetarët që t’i ndjekin ato me vëmendje nga ora në orë”, tha Kurti në RTK.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast.

MPJD ka apeluar te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Publikime te ngjashme