Antropologia amerikane që jeton në Kosovë: “Shqiptarët kujdesen shumë për hapësirën personale të familjes së tyre, por jo për hapësirën publike”

0 minutes, 35 seconds Read

Antropologia amerikane, Janet Reineck, është ankuar për gjendjen me mbeturina në lagjen ku ajo banon.

Reineck, tha se i ka kërkuar kryetarit Rama të pastrohet një pjesë e lagjes së saj, dhe ai ka reaguar menjëherë duke e pastruar që ditën e nesërme vendin.

Tutje, ajo shpreson që qytetarët të hedhin mbeturinat në vendet e parapara.

“Shqiptarët kanë ende një ide të vazhdueshme për t’u kujdesur shumë për hapësirën personale të familjes së tyre, por jo për hapësirën kolektive. Shpresoj që lagjja ime të organizohet për t’i hedhur plehrat aty ku i takon!”, ka thënë ajo tutje në postim.

Publikime te ngjashme