Ambasadori i Kosovës në Bruksel, BE-së: Strukturat ishin ilegale

1 minute, 4 seconds Read

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i është përgjigjur Bashkimit Evropian me tri qartësime sa i përket aksionit të Policisë së Kosovës në mbylljen e strukturave paralele në disa rajone.

Ambasadori Bajrami ka sqaruar se ato struktura ishin ilegale të drejtuara nga Serbia, se s’ka marrëveshje mbi ato dhe që aksioni nuk nxiti tensione.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Nuk ka asnjë marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave”, ka shkruar Bajrami në platformën X.

Pas mbylljes së institucioneve paraleleve të Serbisë të cilat po vepronin në Kosovë ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se këto çështje duhet të menaxhohen përmes dialogut.

Madje,  BE ka tërhequr vërejtjen se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës  nuk janë të favorshme për nisjen e heqjes graduale të masave të cilat Brukseli i kishte paralajmëruar me herët, e të cilat do të ndodhnin paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri.

Brukseli përsëritë se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja./rtk

Publikime te ngjashme