Albin Kurti i ftuar në “Shtëpinë e SHBA-së”, rrëfen rrugëtimin nga burgjet e Serbisë te drejtimi i shtetit

0 minutes, 53 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti është pritur si i ftuar nderi në “Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” në Davos, për të marrë pjesë në një panel diskutimi mbi besimin dhe lidershipin, organizuar në kuadër të jubileut të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, ai ka elaboruar mbi peshën që mbart besimi dhe udhëheqja, duke shpalosur fragmente nga përvoja e tij jetësore dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë e shërbimit publik.

“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë ftesa në Shtëpinë e SHBA-së në Davos për një diskutim frymëzues mbi besimin dhe lidershipin, në vigjilje të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane. Diskutova për besimin si shtyllë jetike të shërbimit, sakrificës dhe unitetit shoqëror, duke ndarë përvojën time nga koha si i burgosur politik në Serbi e deri te roli im i tanishëm si Kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Kurti përmes rrjetit social X. ./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme