Albares: S’mund të pretendojmë se Kosova s’ekziston

2 minutes, 0 seconds Read

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Periódico” të hënën, duke komentuar mbi vendimin e fundit të ekzekutivit spanjoll për njohjen e vlefshmërisë së pasaportës së Kosovës, përsëriti se kjo nuk nënkupton lëvizje drejt njohjes të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, por njëfarë pranimi të realitetit.

Duke u përgjigjur në pyetjen se në mos njohja e pasaportës kosovare do të thotë një hap drejt normalizimit, nëse jo drejt njohjes formale, kryediplomati spanjoll deklaroi se “nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston” një shtet i pavaruar dhe sovran në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se Spanja nuk do të bëhet pengesë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Sigurisht që jo. Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian (BE). Territori i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor dhe merrë pjesë në samitet e BE-së. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e Kosovës“.

Sëkëndejmi, njohja e pasaportës kosovare, përkundër faktit se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, hapi sërish çështjen e rebusit Kosovë-Spanjë-Katalonjë në politikën spanjolle. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, aktualisht është duke u akuzuar nga Partia Popullore (PP) – forca kryesore opoziztare – për nxitjen e lëvizjeve seperatiste dhe minimin e shtetit spanjoll.

“Ky është një nga mashtrimet e PP-së. Edhe Spanja duhet të përshtatet ashtu sikurse pjesa tjetër e shteteve që nuk e njohin. Prandaj, pranuam pasaportat kosovare. Edhe një herë, kjo nuk nënkupton njohje të pavarësisë apo sovranitetit të Kosovës. Ne jemi pesë shtete brenda BE-së që nuk e njohim Kosovën, por i pranojmë pasaportat kosovare”, shtoi Albares.

Të shtunën e kaluar u konfirmua se Spanja njohu pasaportën e Kosovës, duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve, sikurse në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari 2024. Gjithashtu, katër vendet e tjera të BE-së (Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia), ndonëse nuk e njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, pranojnë vlefshmërinë e pasaportës kosovare.

Publikime te ngjashme