Haki Abazi, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar me tone tejet të ashpra përmes një statusi në rrjetet sociale, duke komentuar vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e 12 ligjeve të miratuara nga mazhoranca.
Sipas analizës së Abazit, ky dështim legjislativ e vendos Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës, në pozitën e një “superkrimineli”, duke u bazuar në ato që ai i quan vetëpërkufizime të kreut të qeverisë.
“Anulimi i 12 ligjeve nga Gjykata Kushtetuese e bën Kurtin superkriminel dhe vërteton vdekjen klinike të Kuvendit të Republikës. Rrjedhimisht, demokracia përfaqësuese është në lëngim kanceri me një metastazim të rrezikshëm”, deklaroi Abazi në reagimin e tij publik. /lajmishqip.net
