Aktakuzë ndaj zyrtarit të komunës së Mamushës, dyshohet se ia mundësoi 124 personave fitimin e shtetësisë

1 minute, 30 seconds Read

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj M.S, turk, shtetas i Kosovës, që gjendet në paraburgim që nga 5 marsi i këtij viti.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

Kështu ai ka lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua ka mundësuar 124 personave ta fitojnë shtetësinë e Kosovës.

“Sipas aktakuzës, nga data 20.01.2021 në vazhdimësi deri më datë 05.01.2024, i pandehuri M.Ş., – në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, me dashje i tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e tij ligjore, i njëjti nxjerr dokumente zyrtare të falsifikuara dhe ndërhynë në regjistrin zyrtar duke shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrimin e tij dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentet zyrtare dhe regjistrin me përmbajtje të rreme, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht i regjistron në sistemin e gjendjes civile duke u lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua mundëson fitimin e shtetësisë 124 (njëqind e njëzet e katër) personave, të cilët i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës. Me këto veprime në vazhdimësi kryen veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.”

Po ashtu, ai ka hyrë në sistemin kompjuterik të një zyrtari tjetër dhe ka regjistruar të dhëna në sistemin e gjendjes civile dhe i ka regjistruar 113 persona në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë.

 

Publikime te ngjashme