“Ajo është mirë, do të këndojë sërish për publikun shqiptar” – Elton Ilirjani publikon pamje nga takimi me Parashqevi Simakun

0 minutes, 57 seconds Read

Biznesmeni dhe modeli i njohur shqiptar në ShBA, Elton Ilirjani, ka publikuar një fotografi me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku shihen në një kafene.

Imazhin përkrah ikonës së muzikës shqipe e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Facebook.

“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë”, thuhet në postim.

Foto: Screenshot/Facebook

Tutje shtoi: “Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”.

Kjo pasi artistja u shfaq në një video si e pastrehë, duke kërkuar ndihma për shkak të kushteve ekonomike.

“Ajo është, ne i njohim zërin e fytyrën” - të afërmit flasin për Parashqevi Simakun pas videos që pushtoi rrjetin

Lexo po ashtu“Ajo është, ne i njohim zërin e fytyrën” – të afërmit flasin për Parashqevi Simakun pas videos që pushtoi rrjetin

E njëjta thuhet se ka shkuar në Amerikë që në ’97 dhe që nga ajo kohë ka qëndruar larg syrit të publikut.

Për të njëjtën tashmë kanë shprehur gatishmëri shumë njerëz, për ta ndihmuar që të kthehet në Shqipëri, për një jetë më të mirë./Telegrafi

Foto: Screenshot/Facebook

Publikime te ngjashme