Aeroplanmbajtësja kineze shfaqet në jug të ishullit, Tajvani në gatishmëri për luftë

0 minutes, 49 seconds Read

Ushtria e Tajvanit është vendosur në “gatishmëri të lartë” sot pasi zbuloi se një aeroplanmbajtëse kineze po lëviz në jug të ishullit.

Njoftimin e bëri ministria e mbrojtjes së Tajvanit, duke thënë se “aeroplanmbajtësja kineze Liaoning ka hyrë në ujërat pranë ngushticës së Bashit dhe po shkon drejt Paqësorit perëndimor”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Taipei zyrtar vë në dukje se ushtria mbetet “në gatishmëri të lartë dhe madje e gatshme të reagojë nëse është e nevojshme”, shkruan A2.

Pekini, i cili e konsideron Tajvanin një provincë kineze, ka rritur presionin e tij ushtarak dhe politik mbi ishullin vitet e fundit.

Me rastin e ditës kombëtare të Tajvanit, presidenti Lai Ching-te tha të enjten se do t’i “rezistojnë aneksimit” të ishullit, raporton A2.

Pekini, i cili e përshkruan Lai si një “separatist”, iu kundërpërgjigj duke paralajmëruar se “provokimet e presidentit tajvanez do të shkaktojnë katastrofë për popullin e tij”.

Publikime te ngjashme