Aeroplani luftarak ukrainas shkatërron bunkerin rus në Kursk, e godet me bombën AASM Hammer

0 minutes, 35 seconds Read

Një aeroplan luftarak ukrainas ka goditur një pikë kontrolli nëntokësor rus në Kursk, duke përdorur bombën AASM Hammer.

Sipas komandantit të Forcave Ajrore ukrainase Mykola Oleshchuk, ka njoftuar për këtë aksion në Telegram, duke postuar videon nga sulmi.

Oleshchuk pranoi se aeroplanët luftarakë të forcave ajrore po godasin objektivat e armikut çdo ditë në rajonin e Kurskut në Rusi.

Siç mund të shihet në videon e postuar, aeroplan luftarak i ukrainasve “denazifikon” një pikë kontrolli nëntokësor të rusëve – që u godit me bombën AASM Hammer.

Ai vazhdimisht publikon pamje nga inkursioni ukrainas në rajonin rus, ku prej afro dy javësh po zhvillohen luftime të ashpra./Telegrafi

Publikime te ngjashme