Abdixhiku në zyrën e Osmanit: LDK jep “ok” për nismën e Trumpit dhe Bordin e Paqes

0 minutes, 47 seconds Read

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar realizimin e një takimi kokë më kokë me presidenten Vjosa Osmani, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së saj zyrtare.

Duket se Osmani ka hapur siparin e konsultimeve me spektrin politik lidhur me Bordin e Paqes, vetëm pak ditë pasi vendosi firmën në emër të Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi të ri global.

I pari i LDK-së bëri të ditur se fokusi ishte te zhvillimet gjeopolitike, ku u njoftua detajisht mbi nismën e presidentit amerikan Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes, një projekt që synon stabilitetin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Abdixhiku i ka ofruar Osmanit mbështetjen e parezervë të partisë së tij për këtë proces, duke ritheksuar se aleanca me SHBA-të dhe orientimi euroatlantik mbeten prioritete të panegociueshme për LDK-në./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme