Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ka publikuar një shkrim të shkurtër në rrjetin social “Facebook”, në të cilin duket se e përdor shpotinë për të aluduar se personat që po konvertohen në të krishterë po marrin një shumë prej 5 mijë eurove.
“Mentor Llugaliu Po ndegjoj qe po lun 5000- shja anej, a po shkojmë…?” – shkroi shkurt hoxha nga Drenasi.
Një llogari me emrin “Kosova Army” i komentoi: “Mi kap qeto 5000 a mujmi mu kthy prap aga Hoxhë?”
Musliu iu përgjigj: “Nese nuk hyn fell…”
Tema e konvertimeve u riaktualizua ditëve të fundit pas publikimit të lajmeve për disa persona të kovnertuar në të krishterë.
Javën e kaluar, Musliu i kishte paralajmëruar të konvertuarit se “durimit dikur mund t’i vijë fundi”, duke pretenduar se kjo mund të vijë për shkak të fyerjeve, sipas tij.
“Konvertohuni e ç’konvertohuni e shkoni ku e kah te doni, por fyerjet ndalni,sepse durimit dikur mund ti vije fundi” – shkroi ai të premten në “Facebook”.