Deputeti i Lëvizjës Vetvendosje, si dhe përsoni i përfolur si kandidat potencial për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjës aktuale të kryeqytetit gjatë një takimi me strukturat lokale në lagjen e vjetër Dodona.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajqinovci ka theksuar se Prishtina po përballet me keqqeverisje dhe dështime të vazhdueshme. Ai dhe mbështetësit e tij nga Pika Dodona diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe zhvillimet në kryeqytet, duke arritur në përfundimin se Kryeqyteti nuk po përmbush pritjet e qytetarëve.
“Konstatimi i përgjithshëm nga ky bashkëbisedim ishte se Prishtina po vuan nga keqqeverisja dhe dështimi, ndërkohë që arritjet e nivelit qendror janë të pakontestueshme dhe të prekshme për të gjithë qytetarët e Kosovës,” deklaroi Bajqinovci.
Ai nuk e la me kaq. Në fund të postimit, përmes një thirrjeje plot energji, Bajqinovci ftoi qytetarët të bashkohen me të nesër në Besi, duke lënë të kuptohet se fushata për Prishtinën po merr hov. “Shihemi nesër në Besi!” shkroi ai, duke paralajmëruar një tjetër takim me qytetarët.
Ky postim ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, me mbështetësit dhe kundërshtarët e tij që kanë nisur debatet mbi gjendjen aktuale të Prishtinës dhe nëse Bajqinovci mund të sjellë ndryshimin e premtuar. Fushata e tij po duket si një betejë mes kritikave të ashpra dhe pritjeve për një Prishtinë më të mirë.