Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

0 minutes, 52 seconds Read

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku ka marrë dy vendime.

Në këtë mbledhje është miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,.

“Përmes tij do të adresohet çështja e pabarazisë disavjeçare të mosnjohjes të së drejtës pensionale në skemën e pensionit kontributpagues për një numër të madh të pensionistëve të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vitesh kontribut në ish-sistemin pensional.

Për të eliminuar këtë diskriminim për të gjithë ata që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, Qeveria ka miratuar sot skemën e pensionit parcial kontributpagues”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Është miratuar edhe Projekt-kodi Doganor dhe i Akcizave.

“Kodin Doganor dhe i Akcizave i cili harmonizohet me legjislacionin evropian dhe përshtatet me zhvillimet e reja në fushën e tregtisë. Ky projekt-kod paraqet kornizë gjithëpërfshirëse për rregullat dhe procedurat doganore në territorin doganor të Republikës se Kosovës”.

Publikime te ngjashme