Nxënësi serb K. K. (14 vjeç) u arrestua menjëherë pas të shtënave në shkollë, ku hyri në orën e historisë dhe vrau tetë fëmijë dhe rojën e shkollës në gjendej aty.
Një djalosh 14 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd dhe ka vrarë tetë fëmijë dhe një roje, njofton MPB.
Emri i 14 vjeçarit është Kosta Kecmanoviq.
Kujtojmë se nxënësi ka hyrë në orën e historisë dhe ka nisur të qëllojë drejt nxënësve dhe sipas TV Prva, djali ka pasur me vete edhe lëndë plasëse në çantën e shpinës.
Serbia ka shpallur tri ditë zie pas këtij akti makabër.
Tiroteo en una escuela del centro de Belgrado, en Vračar. Hay 8 niños fallecidos. El pistolero es un alumno del centro. Horror pic.twitter.com/d2odjf1Jrf
— Jordi Cumplido (@Cumplido) May 3, 2023