Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjen e një tjetër të mërkurën mbrëma në Serbi.
Vuçiq, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit të vrarë Nikolla Krsmanoviq
“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit dhe trembja kontribuan pa masë në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por për mbarë vendin tonë.”
“Nikolla ishte një hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi i tij e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës.” – thuhet në telegramin e dërguar nga Vuçiq.
Ndërkaq, për vrasjen dhe plagosjen e policëve serb dyshohet se është një kosovar.