Prapaskenat e NYT: Inteligjenca iraniane tenton paktin sekret me CIA-n, Trump: Tani është tepër vonë

1 minute, 5 seconds Read

Shërbimet sekrete iraniane kanë shfaqur gatishmëri për të nisur bisedime me CIA-n me synim ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, raporton këtë të mërkurë prestigjiozja New York Times, duke u bazuar në burime të afërta me këto zhvillime gjeopolitike.

Ky propozim thuhet se është përcjellë përmes agjencisë së inteligjencës të një shteti të tretë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkruan NYT duke cituar zyrtarë nga Lindja e Mesme dhe një vend perëndimor, të cilët kanë dëshmuar në kushte anonimiteti.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sidoqoftë, zyrtarët në Uashington mbeten tejet dyshues nëse Teherani apo administrata Trump janë realisht të gatshëm për një tërheqje strategjike, të paktën në këtë fazë fillestare dhe mjaft intensive të konfliktit.

Ambasadori iranian në OKB gjatë të martës mohoi çdo mundësi për bisedime aktuale me Shtetet e Bashkuara, kjo vetëm pak ditë pasi forcat amerikano-izraelite nisën një ofensivë dërrmuese ajrore ndaj objektivave në Iran.

Në anën tjetër, presidenti Donald Trump pohoi të martën se Teherani zyrtar ka shprehur dëshirën për dialog, por nënvizoi me tone të prera se tashmë një lëvizje e tillë vjen tepër vonë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme