Kosova ka pësuar ndaj Norvegjisë me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.
Erling Haaland ka shënuar het-trik në fitoren e ‘Vikingëve’ ndaj ‘Dardanëve’, duke gjetur rrjetën në minutat 15′, 70′ dhe 75′.
Pikërisht Haaland ishte lojtar i ndeshjes duke u vlerësuar nga Sofa Score me notën 9.4.
Nga startuesit e Kosovës, notë më të lartë kishin Amir Rrahmani (6.9), Mërgim Vojvoda e Vedat Muriqi me 6.8, ndërsa Edon Zhegrova mori notën 6.7.
Sa i përket notës më të lartë, ajo shkon për Bernard Berishën që është vlerësuar me 7.5, i vetmi me vlerësim kalues te Kosova.
Leart Paqarada (6.2) dhe Fidan Aliti (6.4) nga mbrojtja ishin më të dobëtit në fushë.
Notat e lojtarëve të Norvegjisë dhe Kosovës
/Telegrafi