Lindja e Mesme në flakë, paralajmërohet “goditja finale” ndaj Teheranit pas vrasjes së zyrtarëve amerikanë

0 minutes, 57 seconds Read

Izraeli ka intensifikuar valën e bombardimeve mbi Teheran dhe Bejrut, duke shënuar kështu ditën e katërt të ofensivës frontale kundër Iranit.

Si kundërpërgjigje direkte, dy dronë iranianë kanë goditur selinë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Riad, derisa Teherani pretendon se ka shkatërruar edhe një objekt strategjik brenda bazës ajrore amerikane në Bahrejn.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në rrafshin e sigurisë energjetike, një zyrtar i lartë iranian ka kërcënuar hapur me asgjësimin e çdo mjeti lundrues që tenton të kalojë nëpër Ngushticën e Hurmuzit, e cila shërben si arterie kyçe për naftën dhe gazin botëror.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se goditja më e fuqishme ende nuk ka ndodhur, menjëherë pasi Presidenti Donald Trump i cilësoi këto zhvillime si shansin jetik për eliminimin e përhershëm të kërcënimeve iraniane.

Deri më tani, raportohet se gjashtë zyrtarë amerikanë kanë humbur jetën që nga fillimi i kësaj përplasjeje të përgjakshme në rajon./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme