hefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, ka njoftuar një hap drastik duke konfirmuar se Hungaria do të bllokojë fondet madhore të Bashkimit Evropian të dedikuara për Ukrainën. Ky vendim vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që Budapesti e cilëson si bllokim të qëllimshëm të eksporteve të naftës nga ana e Kievit përmes tubacionit “Druzhba”.
“Ne po bllokojmë kredinë e BE-së prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën derisa të rifillojë tranziti i naftës drejt nesh. Kievi po na shantazhon në koordinim me Brukselin dhe opozitën tonë, me qëllim që të shkaktojë krizë karburanti para zgjedhjeve,” deklaroi Szijjarto. Ai shtoi se Ukraina po shkel Marrëveshjen e Asociimit me BE-në, duke dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj ndërkombëtare ndaj vendeve anëtare.
Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe kryeministri Viktor Orban, i cili ritheksoi se ndihma financiare do të mbetet e pezulluar. “Derisa të mbetet i bllokuar tubacioni ‘Druzhba’, Hungaria do të mbajë të ngrirë kredinë 90 miliardëshe për Ukrainën. Nuk mund të pranojmë të jemi subjekt i shantazheve,” theksoi lideri hungarez./lajmishqip.net
