Hoti paralajmëron “stuhinë” opozitare – LDK braktis Facebook-un dhe zbret në shesh kundër Qeverisë Kurti

0 minutes, 46 seconds Read

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, gjatë paraqitjes së tij sonte në emisionin “Rubikon”, ka zbërthyer dinamikat e fundit brenda LDK-së dhe zhvillimet e nxehta në skenën politike të vendit.

Ai, përmes ekranit të Klan Kosovës, e ka cilësuar qeverisjen e udhëhequr nga Albin Kurti si një rrugëtim të mbrapshtë për shtetin e Kosovës.

Hoti bëri të qartë se koha e reagimeve komode përmes rrjeteve sociale ndaj shtrenjtimit të jetesës dhe krizës energjetike tashmë ka përfunduar për opozitën.

“Do të përdorim të gjitha mjetet kushtetuese e demokratike, përfshirë protestat, për t’i bërë ballë keqqeverisjes dhe dëmeve të saj. Është e papranueshme që Kosova të zhytet në terr gjatë dimrit 2025/2026 pa pasur asnjë llogaridhënie nga pushteti. Nuk mund të lejojmë që ZRrE-ja të diskutojë rritje dyshifrore të çmimit të rrymës pa reagim”, pohoi Hoti./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme