Me fillimin e sezonit të verës, ka nisur edhe fluksi i shtuar i mërgimtarëve që kthehen për pushime në Kosovë. Megjithatë, situata në pikat e kalimit kufitar paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e vetmja pikë ku ka pritje më të theksuara është ajo tek “Dheu i Bardhë”, ku koha e nevojshme për të kaluar kufirin është rreth 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje, nuk raportohet për kolona apo vonesa, raporton lajmishqip.