Nisja e emisionit “Fan Club” këtë të diel ka qenë tejet emocionale për moderatoren Kiara Tito, e cila u surprizua nga produksioni me rastin e 30-vjetorit të saj të lindjes.
Gjithçka nisi me një skenar të menduar mirë; përmes kufjeve, Kiarës iu komunikua se në shtëpinë e Big Brother kishte mbërritur një “zarf i zi” urgjent, që duhej transmetuar menjëherë. Mirëpo, në vend të lajmit të hidhur, në ekran u shfaq një klip prekës dedikuar rrugëtimit të saj jetësor.
Foto: YouTube
Videoja përmblodhi momentet më të ndjera, që nga fëmijëria e saj e hershme, rritja profesionale, ëndrrat e mëdha, e deri te pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania 2. Ky rrugëtim kulmoi me njohjen e dashurisë së jetës së saj, Luiz Ejllit, martesën e tyre dhe bekimet e vitit 2024, ku ata u bënë prindër të një vajze.
Pas përfundimit të klipit, prezantuesja nuk arriti t’i mbante lotët e gëzimit, duke u shprehur tejet e emocionuar dhe mirënjohëse ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve për këtë dhuratë të veçantë në këtë dekadë të re të jetës së saj./lajmishqip.net
Foto: YouTube



