Skema kriminale me shpronësimet: Në pranga ish-ministra e gjykatës..

Një hetim intensiv disamujor i Policisë së Kosovës, i mbështetur në informacione të siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka kulmuar sot me një operacion të gjerë arrestimesh. Në pranga kanë rënë disa zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe përfshirje në afera korruptive lidhur me procesin e […]

Kurti reagon pas heqjes së sanksioneve: Kosova u ndëshkua padrejtësisht për të bëmat e Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit, duke i cilësuar ato si të padrejta që në zanafillë. Në reagimin e tij, Kurti theksoi se Qeveria ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se sanksionimi i Kosovës ishte i paarsyeshëm, pasi erdhi si […]

Ultimatum nga Shtëpia e Bardhë: Trump paralajmëron Kievin të nxitojë, përndryshe Rusia ndryshon qëndrim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj Ukrainës duke i kërkuar të veprojë me shpejtësi në negociatat për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Gjatë një takimi me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump theksoi se negociatorët janë pranë arritjes së një ujdie, por dha një paralajmërim të qartë: “Shpresoj që Ukraina të lëvizë shpejt. […]

Ushtarët amerikanë të KFOR-it zbresin në terren: Ja si po garantohet siguria në zonën lindore

Ushtarët amerikanë, pjesë e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it, kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme me patrullimet e tyre rutinë në të gjithë zonën e përgjegjësisë. Sipas njoftimit zyrtar nga KFOR-i, këto aktivitete kanë për qëllim sigurimin e një pranie të pandërprerë fizike në terren, rritjen e vigjilencës situacionale, si dhe garantimin e një […]

Miliona euro të zhbllokuara nga BE-ja: Ekspertët tregojnë çfarë duhet të mësojë Kosova nga sanksionet

Menjëherë pas zhbllokimit të 34.6 milionë eurove të pezulluara, Bashkimi Evropian njoftoi se “në fillim të vitit të ardhshëm” do të lirojë edhe 205 milionë euro të tjera, në kuadër të procesit të heqjes të masave ndaj Kosovës. Nga Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, të mërkurën mbrëma presidentja Vjosa Osmani njoftoi se blloku […]

Goditje e fortë ndaj korrupsionit: Prokuroria, Policia dhe AKI zbarkojnë në terren, ka zyrtar të arrestuar

Një operacion i gjerë dhe kompleks po zhvillohet që nga pasditja e sotme nën drejtimin e Prokurorisë Speciale, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Fokusi kryesor i kësaj ndërhyrjeje është goditja e rasteve të dyshuara për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe çrrënjosja e vatrave të korrupsionit. […]

Vdes “Simboli i terrorit”: Kush ishte komandanti që udhëhoqi snajperistët në Sarajevë dhe lidhja e tij me Vuçiqin

Sllavko Alleksiq, udhëheqësi famëkeq çetnik dhe komandant i formacionit paramilitar “Detashmenti i Sarajevës së Re”, ka ndërruar jetë sot në Trebinje në moshën 69-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga banorët lokalë dhe raportohet gjerësisht nga mediat në Bosnjë e Hercegovinë. Alleksiq do të mbahet mend si simbol i terrorit të snajperistëve mbi popullatën civile, veprimet e […]

Vendim i Supremes: Qeveria shkeli ligjin, hiqet kufizimi për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në padinë kundër Qeverisë së Kosovës, duke shfuqizuar nenin 6, paragrafi 6, të Rregullores për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzime të Përfaqësimit. KDI kishte iniciuar këtë betejë ligjore duke kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të këtij akti nënligjor, specifikisht pjesën që vendoste kufizime […]

Grenell shpërthen pas vizitës së Ramës në Hagë: Jack Smith është një turp, po lejohet padrejtësia ndaj Thaçit

Richard Grenell ka reaguar lidhur me vizitën që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi në Hagë. I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për misione speciale, përmes një postimi në platformën X, i ka dhënë plotësisht të drejtë Ramës, duke theksuar se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po bëhet një padrejtësi […]

Dëshmi tronditëse nga e kaluara: Si u shkatërruan mbi 800 xhami në Kosovë dhe Bosnjë si pjesë e një plani shfarosës

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnjë e Hercegovinës, ka hapur ekspozitën fotografike me titull “Kujtesa në fotografi – xhamitë e shkatërruara në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë gjatë viteve ’90 – sakralocid i planifikuar”. Në këtë ngjarje u shpalosën të dhëna alarmante ku u bë e ditur se gjatë […]