Marrëveshja e arritur me Hamasin është një “hap i rëndësishëm” dhe i domosdoshëm për t’i rikthyer pengjet, tha të mërkurën presidenti izraelit, Isaac Herzog, në atë që ishte konfirmimi i parë zyrtar publik izraelit i marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve. Herzog theksoi gjithashtu se zbatimi i saj do të sjellë sfida të mëdha, […]
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbajtur një fjalim lamtumirës para kombit të mërkurën mbrëma, vetëm katër ditë përpara se të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Duke folur nga Zyra Ovale, Bideni ka thënë se administrata e tij ka nisur një epokë të re të mundësive amerikane. “Ne kemi nisur një epokë të re të mundësive […]
Hamas dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, të cilën e ka njoftuar Katari të mërkurën mbrëma në Doha. Marrëveshja, e cila pritet të fillojë të dielën dhe të zgjasë 42 ditë, përfshin shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga Hamas dhe palestinezëve të burgosur në burgjet izraelite. Pikat kryesore të marrëveshjes: 1. Kthimi i […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden konfirmoi të mërkurën arritjen e marrëveshjes së armëpushimit dhe për lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit. “Mund të deklaroj që marrëveshja e armëpushimit dhe pengjeve është arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit,” deklaroi Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se marrëveshja ishte arritur pas 15 muaj […]
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë fjalës në Parlamentin Evropian, ka bërë thirrje për rritje të konsiderueshme të investimeve evropiane në mbrojtje. Ai theksoi se siguria që aktualisht gëzohet nuk mund të garantohet me kapacitetet ekzistuese. Rutte u shpreh i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkushtimin ndaj NATO-s, […]
Autoritetet e Koresë së Jugut kanë arrestuar presidentin Yoon Suk Yeol, i cili përballet me akuzat për kryengritje dhe shpërdorim pushteti, pas një përpjekjeje për të vendosur ligjin ushtarak muajin e kaluar. Yoon tani është në Zyrën e Hetimit të Korrupsionit (CIO) dhe sipas mediave ndërkombëtare ai se pranoi marrjen në pyetje, shkruan A2 CNN. […]
Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të shpimeve për naftë dhe të gaz në det. Presidenti Joe Biden e njoftoi vendimin e tij, i cili përfshin ndalimin e shpimit në shumicën e ujrave bregdetare amerikane më 6 janar. Korrespodentja e […]
Ajo definitivisht i përket një pakice të AfD-së. Ajo është një nga vetëm nëntë femrat në grupin parlamentar të Alternativës për Gjermaninë, ndërsa ka 69 meshkuj. Alice Weidel është gruaja e fortë pranë bashkëkryetarit tjetër të AfD-së, Tino Krupala. Në zgjedhjet federale të 2017, AfD mori 12.6%, në zgjedhjet e 2021 grumbulloi 10.3%. Që atëherë […]
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pak ditë përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të kthehet zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Ky akt i Smith vjen pasi ai e dorëzoi raportin hetues ndaj Trump. Dorëheqjen e konfirmoi Departamenti i Drejtësisë të shtunën mbrëma. Smith kishte dhënë dorëheqje […]
Në Arabinë Saudite ka filluar një takim i zgjeruar ministror arab për Sirinë pas rënies së regjimit të Bashar Asadit muajin e kaluar, raporton Anadolu. Në takim marrin pjesë ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Sirisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Omanit, Bahreinit, Egjiptit, Irakut, Jordanisë dhe Libanit, si dhe shefi i Ligës Arabe, […]

 
                    
				 
                    
				 
                    
				 
                    
				 
                    
				 
                    
				 
                    
				 
                    
				 
                    
				