Ushtarët amerikanë, pjesë e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it, kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme me patrullimet e tyre rutinë në të gjithë zonën e përgjegjësisë.
Sipas njoftimit zyrtar nga KFOR-i, këto aktivitete kanë për qëllim sigurimin e një pranie të pandërprerë fizike në terren, rritjen e vigjilencës situacionale, si dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt.
Në deklaratën e misionit paqeruajtës theksohet se përmes një qasjeje të paanshme dhe të balancuar, trupat e KFOR-it dëshmojnë përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj stabilitetit, duke treguar profesionalizëm të lartë dhe respekt për të gjithë banorët e Kosovës. /lajmishqip.net
