Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, Alicia Kearns bën thirrje për siguri: Qytetarët nuk duhet të jetojnë nën frikë dhe kërcënime

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare në Serbi.

Ajo në një postim në platformën X ka deklaruar se skenat nga Serbia janë thellësisht shqetësuese dhe frika po shtohet.

“Qeveria e ka për detyrë t’i mbajë të gjithë qytetarët të sigurt dhe të garantojë se nuk do të ketë një klimë frikësimi apo përdorim të kërcënimit ushtarak ndaj qytetarëve. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-ja duhet të sigurojnë që Qeveria serbe ta ketë të qartë se paqja duhet të ruhet”.

Pak pas shpalljes së rezultateve të para zyrtare, Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës Serbia e Bashkuar, deklaroi se Lista Studentore ka fituar numrin më të madh të mandateve në zgjedhje, bazuar në një mostre të shtresëzuar.

“Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Shumëkush do të mbetet i habitur dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa të tjerë. Bazuar në një mostre të shtresëzuar, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje,” tha Vuçiq duke shtuar se Lista Studentore do të sigurojë midis 135 dhe 140 mandate.

Komisioni Republikan Zgjedhor ka proceduar deri më tash 5 për qind të rezultateve preliminare, sipas të cilave Serbia e Bashkuar e Vuçiq ka 50,52 % ose 130 ulëse, ndërsa Lista Studentore 38,83 % ose 100 ulëse në Parlamentin prej 25 ulësesh.