Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë parasysh kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ta kthyer në Kuvend, për rishqyrtim, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Vendimi, i cili i është përcjellë kryetares së Kuvendit, mban datën 22 tetor 2026. Sipas arsyetimit të Presidencës, rishqyrtimi synon dispozitat që lidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë tyre./lajmishqip.net
Vendimi-i-Presidentes.odluka-predsednice (1)Download
