Ditën e djeshme, rrjetet sociale janë përfshirë nga aludimet për një përplasje fizike mes ish-banorëve të “Big Brother”, Jozit dhe Edit.
Spekulimet nisën pas deklaratave të Fire, i cili gjatë disa transmetimeve LIVE pretendoi se kishte informacione lidhur me momentin e ngjarjes, madje duke thënë se kishte parë edhe një video të përballjes.
Sipas pretendimeve të tij, Edi dyshohet se është përfshirë në një përleshje me këngëtarin Jozi dhe se ky i fundit e ka goditur.
Në pamje, të publikuara, ish-banori shihet ditën e enjte në Tiranë, me kokën e mbështjellë.
Megjithatë, pamjet në fjalë nuk konfirmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë ka ndodhur apo nëse gjendja e Edit lidhet me një përplasje të mundshme me Jozin.
Ndërkohë, pretendimet e bëra në rrjet kanë vazhduar të nxisin reagime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të dy ish-banorëve.
