Këngëtari Jozefin Marku është ndaluar sot nga policia, pas publikimit të videos lidhur me incidentin fizik me Edi Kuçin, ku në pamje shfaqen Marku dhe disa persona të tjerë.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, policia fillimisht ka ushtruar kontroll në banesën e Markut në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur aty.
Më pas, në kuadër të kërkimeve për lokalizimin e tij, policia ka kryer rreth 10 kontrolle në banesat e miqve dhe personave të afërt me të.
Marku është lokalizuar në banesën e mikut të tij, Kristian Nikolli, në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve të bëra publike nga policia dhe të raportuara nga mediat shqiptare, ai është gjetur i fshehur në tualetin e banesës.
Pas ndërhyrjes së policisë dhe vendosjes së tij në pranga, Marku ka mohuar se po përpiqej t’u fshihej autoriteteve. “Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, raportohet të ketë deklaruar ai./lajmishqip.net
