Kosovë

Përparim Rama kritikon Qeverinë Kurti: Nuk mund të synojmë integrimin evropian duke dobësuar komunat

Reklamë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj pushtetit lokal, duke pretenduar se po tentohet t’u merren komunave kompetencat që u takojnë.

Rama ka bërë të ditur se këtë shqetësim e ka ngritur gjatë takimit të katërt të Grupit Punues për Kosovën, në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve (CoR), të mbajtur në Mitrovicën e Jugut.

Reklamë

Sipas tij, dobësimi i pushtetit lokal nënkupton edhe dobësimin e demokracisë, pasi komunat janë institucionet më të afërta me qytetarët dhe i njohin më së miri nevojat e tyre.

“Decentralizimi, autonomia lokale dhe subsidiariteti janë parime themelore të Evropës që synojmë. Nuk mund të kërkojmë integrim evropian, ndërkohë që largohemi nga këto parime në praktikë”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se Kosovës i duhen komuna të fuqishme dhe institucione që bashkëpunojnë, duke shtuar se, si kryetar i Prishtinës, do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e autonomisë lokale./lajmishqip.net

Reklamë