Kosovë

Avokati Koci e quan dëshitim në zgjedhje të Presidentit: “Avokati Arianit Koci paralajmëron zgjedhje të parakohshme..”

Reklamë

Pas skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e Presidentit më 6 tetor, avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht duke pretenduar se vendi gjendet në një situatë ku zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

Sipas avokatit Koci, dështimi i Kuvendit për të përmbyllur këtë proces në kohën e paraparë përbën një shkelje të qartë dhe të drejtpërdrejtë kushtetuese. Ai e mbështet qëndrimin e tij në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastet KO256/26 dhe KO258/26.

Reklamë

Duke iu referuar posaçërisht paragrafit 226 të këtij aktgjykimi, Koci argumenton se pasojat juridike janë të qarta. “Kuvendi shpërndahet në bazë të vetë Kushtetutës dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh pas ditës së shpërndarjes,” citoi ai.

Në përfundim, avokati thekson se pas tejkalimit të kësaj date kritike, shkuarja e vendit drejt kutive të votimit nuk është më një çështje e vullnetit politik, por një detyrim i pastër kushtetues.

Reklamë