Kosovë

Tragjedi në Kelmend: Alpinisti Florian Sini humb jetën pas rënies në humnerë

Reklamë

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të shtunë në fshatin Lëpushë të Kelmendit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Viktima është identifikuar si Florian Sini, i njohur për pasionin e tij për alpinizmin dhe aktivitetet malore.

Reklamë

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, ndërsa shërbimet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Sinit, duke e cilësuar ngjarjen si një aksident tragjik.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./lajmishqip.net

Reklamë