Kosovë

Skandali me videot intime: Monika Lubonja padit Adrian Hilën pas publikimeve të paautorizuara

Reklamë

Aktorja e mirënjohur, Monika Lubonja, ka ndërprerë heshtjen rreth zhvillimeve të fundit ku emri i saj u lakua në lidhje me materialet intime të kompozitorit Adrian Hila.

Përmes një deklarate publike në rrjetet sociale, Lubonja njoftoi se u është drejtuar institucioneve të drejtësisë për ta mbrojtur dinjitetin dhe jetën e saj private.

Reklamë

Ajo është shprehur thellësisht e tradhtuar nga njeriu të cilit i kishte besuar disa vite të jetës së saj. Sipas aktores, asgjë nuk është bërë me dijeninë apo pëlqimin e saj për t’u filmuar, e lëre më për t’u shpërndarë apo publikuar në rrjet.

“Kam dashuruar dhe kam pasur besim. Nuk ndiej turp për dashurinë që kam dhënë”, ka shkruar ajo, duke reflektuar zhgënjimin për abuzimin me mirëbesimin e saj.

Lubonja u ka bërë thirrje mediave të tregojnë kujdes me privatësinë e saj dhe të shmangin shpërndarjen e pamjeve sensitive. Gjithashtu, ajo ka apeluar te publiku që të mos e shndërrojë dhimbjen e saj në spektakël argëtimi dhe të mos e gjykojë për besimin ndaj një personi që tani e quan të pabesë.

Krahas reagimit të saj, aktorja ka bashkangjitur edhe padinë zyrtare të dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Reklamë

Në këtë dokument zyrtar, Lubonja paraqitet si palë e dëmtuar dhe akuzuese kundër shtetasit Adrian Hila, duke e ngarkuar atë me veprat penale “Fyerje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, bazuar në nenet përkatëse të Kodit Penal.

Aktorja e ka përmbyllur deklaratën e saj me zotimin e prerë se do ta ndjekë këtë betejë ligjore deri në fund, duke besuar plotësisht në zbardhjen e së vërtetës.

“Cenimin e dinjitetit dhe pabesinë nuk ia fal askujt që abuzoi me jetën time! Do ta ndjek në rrugë ligjore dhe jam e bindur se e vërteta do të triumfojë”, ka përfunduar ajo./lajmishqip.net