Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar ashpër qëndrimet dhe sjelljen politike të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ramadani ka pretenduar se deputetët e VV-së nuk kanë liri të mendojnë, të shprehen apo të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke ironizuar mënyrën se si, sipas tij, funksionon grupi parlamentar i kësaj partie.
“Duhet të lutemi për lirinë e deputetëve të Vetëvendosjes! Ata nuk kanë të drejtë as të mendojnë, as të shprehen dhe nuk kanë guxim as të veprojnë!”, deklaroi Ramadani./lajmishqip.net
