Lajme

Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Joz Markut, kërkohen veprime për arrestimin e tij

Reklamë

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj Joz Markut, pas incidentit fizik me Edi Kuçin, pamjet e të cilit janë publikuar dhe kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve të bëra publike, prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj Markut, përfshirë vendosjen e tij në “stop-listë”.

Reklamë

Në pamjet e publikuara shihet Marku së bashku me disa persona të tjerë duke e rrethuar Kuçin, ndërsa situata më pas përshkallëzohet në përleshje fizike.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se procedura është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./lajmishqip.net

Reklamë