Kosovë

Përparim Rama reagon pas vendimit ndaj Sveçlës: Ai që duhet ta garantojë rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Gjykata e shpalli fajtor Xhelal Sveçlën lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Rama ka thënë se ministri që, sipas funksionit të tij, duhet të garantojë rendin dhe sigurinë, është shpallur fajtor për shkeljen e tij.

“A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

“MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS QË DUHET TA GARANTOJË RENDIN, ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR SHKELJEN E TIJ.

A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?

Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.

Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet.

Absurde. E turpshme.”/lajmishqip.net