Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut tashmë ka nisur. Ai vjen një ditë pasi gjashtë deputetë të LDK-së votuan kundër marrëveshjes mes dy partive lidhur me çështjen e presidentit.
Mbetet të shihet nëse takimi i sotëm mes dy liderëve do të sjellë zhvillime të reja dhe cili do të jetë epilogu i bisedimeve pas situatës së krijuar një ditë më parë./lajmishqip.net
