Kosovë

KPK zgjedh Bahri Hysenin zëvendëskryeprokuror të Shtetit, emërimi rikthen në vëmendje përgjimet e “Prontos”

Reklamë

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur zëvendëskryeprokuror i Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z. Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, thuhet në njoftimin e KPK-së pas mbledhjes së sontme.

Reklamë

Emri i Bahri Hysenit ishte përmendur edhe në kuadër të përgjimeve të dosjes së njohur si “Pronto”, të publikuara në vitin 2016 nga Gazeta Insajderi, ku u publikuan biseda të Adem Grabovcit dhe personave të tjerë në kontekstin e pretendimeve për ndikim në punësime në institucione dhe ndërmarrje publike.

Në këto përgjime, Hyseni ishte përmendur për një bisedë me Grabovcin lidhur me një pozitë në KOSTT, gjatë së cilës i kishte thënë se nuk kishte konkurruar./lajmishqip.net

Reklamë
Reklamë